Ish-zv/ministri i “qeverisë Berisha”, Avenir Peka ka zbuluar detaje lidhur me marrëdhënien mes Shqipërisë dhe Izraelit ndër vite.
Peka u kthye pas në kohë përkatësisht në periudhën kur u hap ambasada izraelite në Tiranë teksa zbuloi një mesazh që ambasadori izraelit kishte për Sali Berishën që në atë kohë ishte kryeministër i vendit.
Peka theksoi se ambasadori i kishte thënë se hapja e ambasadës ishte hapi i parë dhe se ata e vlerësonin marrëdhënien me shqiptarët teksa e cilësonin një raport të veçantë mes dy vendeve.
“Unë mbaj mend një gjë. Izraeli ka hapur ambasadën në Tiranë mos gaboj në 2010 ose 2012. Para se të njoftohej vendimi në atë kohë isha në ministri të brendshme dhe isha në një konferencë në Beograd. Ka ardhur ambasadori izraelit dhe me ka takuar posaçërisht dhe me tha fjalë për fjalë: I thuaj kryeministrit (Berishes), qeveria ime për shkak të vlerësimit që kemi dhe kontributit që kanë dhënë ne e shohim marrëdhëniet me shqiptarët të veçante dhe qeveria ka vendosur të hapë ambasadën në Tiranë. Por i thuaj që është vetëm hapi i parë për të shkuar të njohja e pavarësie por ajo do kohën e vetë por merreni si sinjal të parë. Këtë po e them në 2010 dhe nga 2010 dhe 2020 është një dekadë ne mes. Pra ata kanë qenë të qartë. Gjatë luftës në Kosovë kanë qenë mbështetës. Nuk janë bërë në vendet myslimane protesta pro Kosovës, në Jerusalem 50 mijë protestues dhe ka qene Netanyahu edhe vetë në ato protesta. Pra raportet mes Shqipërisë dhe Izraelit janë raporte të mira, kanë mundësi të përmirësohen sidomos në aspektin ekonomik”, tha Peka.
