Një deklaratë që po trondit Uashingtonin dhe jo vetëm, vjen nga ish-mjeku i Shtëpisë së Bardhë, Dr. Ronny Jackson. Tashmë kongresmen republikan, Jackson ka hedhur një bombë politike dhe mjekësore në një intervistë të fundit, duke pohuar se Presidenti Joe Biden ndodhet në një gjendje alarmante shëndetësore.
Sipas tij, Biden jo vetëm që nuk është më në gjendje të përballojë presionin e funksionit të presidentit, por ai beson se kreu aktual i Shtëpisë së Bardhë ka vetëm 12 deri në 18 muaj jetë.
“Nuk e them këtë me lehtësi apo për efekt politik. Kam parë nga afër çfarë kërkon kjo detyrë dhe Biden nuk e përballon dot më. Shenjat janë të qarta dhe shumë serioze,” – u shpreh Jackson, i cili ka shërbyer si mjek për tre presidentë amerikanë, përfshirë Barack Obamën dhe Donald Trump.
Shtëpia e Bardhë nuk ka reaguar ende zyrtarisht ndaj deklaratave dramatike të Jackson, por në qëndrimet e mëparshme ka theksuar se Presidenti Biden është në gjendje të mirë shëndetësore për moshën e tij dhe vazhdon të kryejë detyrat me kapacitet të plotë.
Ndërsa debati rritet, një pyetje e madhe mbetet pezull: A po fshihet diçka më e madhe pas buzëqeshjes publike të presidentit më të vjetër në historinë e SHBA?