Ish-fermerja e “Ferma VIP 2”, Nur Al Khaza ka kaluar një përvojë të pakëndshme gjatë pushimeve të saj në Dubai
Ajo po kalonte disa ditë pushimesh me shoqen e saj të ngushtë, por një incident i papritur ka ndryshuar gjithçka
Sipas burimeve për “Prive”, Nur ka pësuar një dëmtim në hundë, që i ka shkaktuar probleme serioze. Për shkak të këtij dëmtimi, ajo ka qenë e detyruar të shtrohet në spital dhe t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje të dytë kirurgjikale në hundë, pas një operacioni plastik që kishte kryer më herët.
Aktualisht, ajo ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Dubai dhe pritet të qëndrojë disa ditë në spital derisa të rikuperohet plotësisht