Sunday, March 29, 2026
HomeALBIsh-i i shkruan pas martesës? Blero habit me postimin

Ish-i i shkruan pas martesës? Blero habit me postimin

Këngëtari i njohur Blero Muharremi ka tërhequr sërish vëmendjen e ndjekësve me një postim në InstaStory, që ka ngjallur shumë pikëpyetje.

Me një pozë të veçantë dhe serioze, ai ka shoqëruar imazhin me mbishkrimin: “Zemër a nive, mu lajmëru Exi”, një frazë që ka bërë menjëherë xhiron e rrjetit dhe ka nxitur reagime të shumta nga fansat.

Ende nuk është e qartë nëse kjo është pjesë e një projekti të ri muzikor apo një mesazh i drejtpërdrejtë për dikë.

Kjo vjen në një moment interesant për Blero Muharremi, i cili pak kohë më parë kurorëzoi dashurinë e tij në martesë, duke hapur një kapitull të ri në jetën personale.

Postimi i fundit duket se ka trazuar ujërat, ndërsa mbetet për t’u parë nëse pas kësaj fraze fshihet një projekt i ri muzikor apo një mesazh me nënkuptim më të thellë.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments