Monday, March 23, 2026
HomeALBIsh-deputeti demokrat “SHPËRTHEN” keq: Kjo PD është bërë për muzeun e humorit,...

Ish-deputeti demokrat “SHPËRTHEN” keq: Kjo PD është bërë për muzeun e humorit, nuk ka…

Ish-deputeti i PD Edmond Spaho ka shpërthyer me kritika ndaj opozitës dhe protestave që organizon Sali Berisha të cilat janë kthyer në shëtitje në bulevard.

Si një zë kritik ndaj Berishës, Spaho thekson se PD-ja është kthyer në një muze që nuk ngjall shpresë.

Kjo protestë ishte premtuar të çonte në muze ose Ramën ose PD. Si në çdo protestë të PD, Rama nuk deshi t’ia dijë as në 22 Mars. Madje nuk bëri punë as flamuri gjerman. Premtimi i fundit i Berishës është se protesta tjetër do jetë edhe më e shkëlqyer. Kjo PD është bërë prej kohësh për muze. Jo për në muzeun e historisë, por në muzeun e humorit. Shumë demokratë dhe disa deputetë nën zë shprehen se nuk kemi gjë në terezi me këto protesta pa vendim të qartë se çdo bëjmë. Vijnë, hedhin bomba molotov dhe ikin në shtëpi! Dhe prapë e njëjta histori.”, shkruan Spaho.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments