“Ironi apo pajtim? Postimi i papritur i Ronaldos për Eglin ndez rrjetin”

Gjatë kohës që Egli Tako ishte pjesë e “Big Brother VIP Albania 4”, një nga kritikuesit e saj më të zëshëm ishte gazetari Ronaldo Sharka. Ai nuk ngurroi të komentonte shpesh me tone kritike, duke vënë në pah mënyrën e saj të lojës dhe ndjenjat që shprehu ndaj Gjestit brenda shtëpisë.

Një nga momentet më të përfolura ishte kur Egli u largua përkohësisht nga spektakli dhe u rikthye sërish si banore. Gjatë asaj kohe, ajo nisi të humbiste ndjekës në Instagram, ndërsa Ronaldo i dokumentonte këto rënie në Instastory me postime ironike si: “Egli humbi 1000 ndjekës… sapo humbi edhe 1000 të tjerë… dhe tani 3000 më pak.”

Por, ndonëse ai ishte ndër më të ashpërit në qëndrimet e tij, së fundmi Ronaldo i ka habitur të gjithë me një kthesë të papritur. Pikërisht në Instastory – aty ku më parë ironizonte Eglin – ai shpërndau këngën e saj të re “Jetë”, duke i dhënë një mbështetje publike të qartë.

Ky veprim i Ronaldos është interpretuar nga ndjekësit si një sinjal pajtimi apo vlerësimi për rrugëtimin e Egli Tako jashtë BBVIP.