Një raketë balistike e lëshuar nga Irani drejt hapësirës ajrore turke është rrëzuar në kohë nga sistemet e mbrojtjes ajrore të NATO, të vendosura në Mesdheun Lindor. Lajmi u konfirmua nga Ministria e Mbrojtjes e Turqisë, e cila bëri me dije se raketa kishte kaluar më parë nëpër hapësirën ajrore të Irakut dhe Sirisë përpara se të neutralizohej. Sipas autoriteteve, nuk raportohet për viktima apo të lënduar.
Në deklaratën zyrtare theksohet se municioni që ra në rajonin Dörtyol, në provincën Hatay, ishte pjesë e sistemit mbrojtës që interceptoi kërcënimin në ajër. Ankaraja paralajmëroi se “rezervon të drejtën për t’iu përgjigjur çdo qëndrimi armiqësor” ndaj territorit të saj dhe u bëri thirrje palëve të përmbahen nga veprime që mund të përshkallëzojnë më tej situatën. Turqia njoftoi gjithashtu se do të vijojë konsultimet me NATO-n dhe aleatët e tjerë.
Ngjarja vjen në ditën e pestë të përshkallëzimit të konfliktit në Lindjen e Mesme. Izraeli ka vijuar bombardimet ndaj Iranit dhe Libanit, ndërsa mediat raportojnë
