Sulmet iraniane kanë goditur selinë kryesore të një baze ajrore amerikane në Bahrein, duke shkaktuar dëme të mëdha. Sipas raportimeve, valë raketash kanë arritur objektivat e tyre dhe kanë shkaktuar shpërthime në depozitat e karburantit brenda kompleksit.
Megjithatë, presidenti amerikan Donald Trump është shprehur i pashqetësuar për sulmet ndaj bazave amerikane në rajon apo për veprime të mundshme në territorin e Shteteve të Bashkuara. Në një intervistë për NewsNation, ai deklaroi: “Jo, është pjesë e luftës, është pjesë e luftës, të na pëlqejë apo jo, kështu funksionon.”
