Ilir Vrenozi pas humbjes katastrofë të PD: S’mban më ujë pilafi! Futuni në…

Demokrati i njohur nga Korça, Ilir Vrenozi u shpreh i ashpër ndaj drejtuesve të Partisë Demokratike, duke thënë se kanë hyrë në zgjedhjet e 11 majit duke ditur që do t’i humbnin.

“E dinin që do humbnin zgjedhjet. Po kur e dini që do i humbni, pse hyni në zgjedhje?”, tha i revoltuar Vrenozi.

Vrenozi pati një thirrje të drejtpërdrejtë për deputetët e rinj të dalë nga këto zgjedhje që ata të hyjnë në grevë urie. Sipas tij, është e papranueshme që PD të vijojë me të njëjtën sjellje politike ndërkohë që mbështetësit demokratë mbeten “rrugëve”.

“Tani këta do thonë: na i vodhën, na i bënë. Po pastaj do hyjnë në Parlament të marrin rrogën? Jo! Të hyjnë në grevë urie aty! Ta shohim sa…! Boll populli demokrat mbeti rrugëve, rrugëve, rrugëve… nuk mban më ujë pilafi. Të hyjnë në grevë urie”, deklaroi Vrenozi.