Tuesday, February 10, 2026
HomeALBIlir Meta rrëfehet nga burgu: Për 700 mijë eurot e mia u...

Ilir Meta rrëfehet nga burgu: Për 700 mijë eurot e mia u bë nami, kurse tani…

Ish-zv.kryeministër në kohën kur ndodhi “21 Janari”, Ilir Meta ka treguar disa episode që i paraprinë protestës ku humbën jetën katër persona.

Ai thotë se gjithçka nisi pasi i propozoi Dritan Priftit një rrokadë ku ky i fundit të kalonte në Ministrinë e Jashtme dhe vetë Meta të merrte Ministrinë e Ekonomisë.

Prifti, sipas rrëfimit të Metës, e pranoi fillimisht propozimin, por pasdite i tha ta rimendonte dhe se mund t’i nxirrte një përgjim.

Pas këtij mesazhi, sipas Metës, Prifti u shkarkua. Më tej Meta tregon shantazhe të tjera të pretenduara.

Dëgjova edhe një gazetar të njohur se kur atëherë për 700 mijë euro u bë name në 21 Janar, tani duhet të bëhet hataja kur flitet me dhjetëra milion euro, etj. (Kjo është përmbledhje sintetike e imja). Nëse populli vërtet do ishte revoltuar për atë montazh të stërprovuar më 11 Janar do kishte dalë që atë natë në rrugë (siç ka ndodhur në Hungari e vende të tjera). Ja maksimumi ditën tjetër. Por 21 Janari ndodh vetëm 10 ditë pas publikimit. Ndërkohë përgatitjen për 21 Janarin kishin nisur muaj më parë”, rrefen Meta.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments