Monday, March 23, 2026
HomeALB‘Ik se do të të vras edhe ty’! Tragjedia që tronditi vendin,...

‘Ik se do të të vras edhe ty’! Tragjedia që tronditi vendin, zbardhen detaje të reja tronditëse nga familjarët

Ngjarja e rëndë që tronditi fshatin Majac të Podujevës, me bilanc tre viktima, vijon të mbetet në qendër të vëmendjes, ndërsa autoritetet dhe familjarët përpiqen të hedhin dritë mbi rrethanat dhe motivet e saj.

Në një prononcim për media, një anëtar i familjes Gashi, i cili ka kërkuar të mbetet anonim, ka kundërshtuar disa prej raportimeve të publikuara deri më tani. Ai ka theksuar se familja nuk ka pasur konflikte të njohura dhe se nuk ishte në dijeni të marrëdhënies mes Ardita Gashit, 31 vjeçe, dhe Ilaz Brahimit, 45 vjeç nga Obiliqi.

Sipas dëshmisë së tij, ngjarja ka ndodhur në mënyrë të papritur dhe me intensitet të lartë dhune. Pas incidentit fillestar, Ardita Gashi dyshohet se është afruar tek pjesëtarë të tjerë të familjes, duke i ftuar të dilnin jashtë banesës me arsyetimin se dëshironte të bisedonte.

“Pasi qëlloi një person, ajo iu afrua nuses së xhaxhait, e cila ndodhej së bashku me nusen e djalit dhe tre fëmijët. U kërkoi të dilnin jashtë për të biseduar. Menjëherë pas daljes, u dëgjuan të shtëna me armë zjarri. Ne u larguam me shpejtësi, ndërsa ajo u mbyll në dhomën e fëmijëve. Kur një familjar tentoi të hynte, ajo drejtoi armën nga vetja dhe e paralajmëroi të largohej, duke i thënë se do ta vriste”, ka rrëfyer burimi.

I njëjti ka sqaruar se arma e përdorur ishte pistoletë, duke hedhur poshtë pretendimet për përdorim të armës automatike.

Sipas informacioneve zyrtare, ngjarja ndodhi mbrëmjen e 22 marsit, kur Ardita Gashi dyshohet se qëlloi për vdekje Ilaz Brahimin. Si pasojë e plagëve të marra, një tjetër pjesëtare e familjes, Miradije Gashi, ndërroi jetë mëngjesin e së hënës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Vetë autorja e dyshuar u dërgua në gjendje kritike në të njëjtin institucion shëndetësor, pas vetëplagosjes, por nuk arriti të mbijetojë.

Nga ana e saj, zëdhënësja e Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Kaltrina Shala, ka bërë të ditur se dyshohet që ngjarja të ketë nisur si pasojë e një mosmarrëveshjeje ndërmjet dy personave të përfshirë.

Hetimet vijojnë, ndërsa autoritetet synojnë të sqarojnë plotësisht dinamikën dhe motivet e kësaj ngjarjeje tragjike, që ka tronditur thellë opinionin publik.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments