Friday, February 13, 2026
HomeALBIdentifikohet vajza që humbi jetën sot në Tiranë

Identifikohet vajza që humbi jetën sot në Tiranë

Policia e Shtetit ka identifikuar vajzën që ndërroi jetë sot në moshë ende fare të re pasi u përfshi në një aksident tragjik automobilistik.

Viktima është Elvina Elezi, 23 vjeçe, banuese në Tiranë,

E ndjera humbi jetën në minutat e para të ditës së sotme në një aksident tragjik që ndodhi në dalje të Tiranës.

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë tha zyrtarisht se më datë 13 shkurt 2026, rreth orës 00:00, në aksin rrugor “Vorë – Fushë-Prezë”, shtetasja Elvina Elezi rreth 23 vjeçe, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit, i cili është përplasur me barrierat anësore të rrugës.

Goditja ka qenë e fortë dhe i ka shkaktuar plagë fatale të resë. Edhe pse u dërgua në urgjencë, si pasojë e prekjes së organeve jetësore, 23-vjeçarja ka humbur jetën në spital.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit ndërsa materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments