Thursday, March 19, 2026
HomeALBIdentifikohet gruaja që humbi jetën sot në qendër të Tiranës 

Identifikohet gruaja që humbi jetën sot në qendër të Tiranës 

TIRANË – Është identifikuar gruaja që humbi jetën sot në një aksident të dhimbshëm që ndodhi pranë Gjykatës së Tiranës.

E ndjera është Athina Bushi, banore e Tiranës

Aksidenti rrugor është regjistruar paraprakisht mesditës pranë Gjykatës së Rrethit Tiranë tek vendi i quajtur Ekspozita.

Një autobot i Ujësjellës Kanalizime Tiranë (UKT) ka përplasur një grua që lëvizte me motoçikletë elektrike.

Si pasojë e përplasjes, viktima ka humbur jetën në vendngjarje. Athina Bushi humbi jetën në vendngjarje.

Ndërkohë, policia ka shoqëruar drejtuesin e autobotit, Arian Bilani, banor i Tiranës.

Çfarë deklaroi policia

Rreth orës 10:30, në bulevardin “Gjergj Fishta”, automjeti (autobot) me drejtues shtetasin A. B, rreth 52 vjeç, dyshohet se ka përplasur motomjetin elektrik me të cilin lëvizte shtetasja A. B., rreth 72 vjeçe, e cila për pasojë ka humbur jetën.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të metejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

Momentet kur familjarët afrohen tek e ndjera

Momentet kur familjarët afrohen tek e ndjera

Reagimi nga UKT

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments