Friday, January 16, 2026
HomeALBIdentifikohen VIKTIMA dhe drejtuesi i mjetit në aksidentin TRAGJIK tek Ura e...

Identifikohen VIKTIMA dhe drejtuesi i mjetit në aksidentin TRAGJIK tek Ura e Dajlanit

një aksident tragjik rrugor është shënuar mbrëmjen e djeshme në qytetin e Durrësit, ku ka humbur jetën një vajzë 18-vjeçare.

Sipas informacionit zyrtar nga policia, rreth orës 22:15 të datës 15 janar 2026, në zonën e urës së Dajlanit, në lagjen nr. 4, një automjet ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga mbikalimi. Mjeti drejtohej nga shtetasi Arbër Xhaxhaj, 26 vjeç, banues në Fier.

Burime policore bëjnë me dije se drejtuesi i automjetit ka qenë në gjendje të dehur dhe po lëvizte me shpejtësi shumë të lartë në aksin Tiranë–Durrës. Si pasojë e aksidentit, ka humbur jetën pasagjerja Vikena Greku, 18 vjeçe, e cila ndodhej në automjet së bashku me drejtuesin e mjetit.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit, ndërsa 26-vjeçari është shoqëruar për veprime të mëtejshme procedurale.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments