Sunday, February 15, 2026
HomeALB“I pavaruri” Florjan Binaj i bashkohet protestës së Berishës, tension tek Kryeministria

“I pavaruri” Florjan Binaj i bashkohet protestës së Berishës, tension tek Kryeministria

Protesta po mbahet nën masa të shtuara sigurie dhe po shoqërohet me thirrje dhe pankarta kundër qeverisë, ndërsa organizatorët kërkojnë ndryshime politike dhe përgjegjësi institucionale.

Menjëherë pas përfundimit të fjalimit të Sali Berishës, kanë nisur tensionet përpara Kryeministrisë. Protestuesit e mbledhur në tubimin e thirrur nga PD-ja, filluan të godasin godinën e Kryeministrisë me bomba molotovë dhe fishekzjarrë.

Forcat e policisë ndërhynë menjëherë për të shuar zjarrin që u ndez përballë tyre, ndërkohë që Berisha valëviste flamurin shqiptar nga podiumi.

Kandidati i “pavarur” i Bashkise se Tiranes Florjan Binaj njihet për qëndrimet e tij kritike ndaj qeverisë dhe angazhimin qytetar në çështje publike, çka e bën pjesëmarrjen e tij një mesazh të fortë mbështetjeje për protestën e sotme.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments