Këngëtari i njohur Erik Lloshi u bë mbrëmjen e kaluar pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”. Hyrja e tij nuk kaloi pa u vënë re, pasi menjëherë pas ardhjes, banorët nisën diskutimet dhe thashethemet rreth jetës së tij personale.
Gjatë një bisede me Loren, Angelo solli në vëmendje një deklaratë të mëparshme të Erik Lloshit, të bërë në emisionin “Live From Tirana”. Aty, këngëtari kishte treguar se partnerja e tij i kishte thënë se, nëse do të hynte në “Big Brother VIP”, duhej të përgatitej për divorc.
Kjo deklaratë u interpretua nga Angelo si një shenjë e mundshme ndarjeje, duke ngritur dyshime mbi statusin aktual martesor të Erik Lloshit.
“Ky i bie që është ndarë, sepse e pati deklaruar vetë se çfarë i kishte thënë gruaja”, u shpreh Angelo, duke shtuar se i ka studiuar me kujdes të gjithë banorët e shtëpisë.
Nga ana tjetër, Lore u shpreh se deri disa muaj më parë këngëtari nuk kishte qenë i divorcuar, duke lënë të kuptohet se situata mund të jetë ndryshe nga sa aludohet brenda shtëpisë.
Diskutimi mes tyre vijoi me batuta dhe ironi, ndërsa thashethemet për Erik Lloshin vazhdojnë të jenë pjesë e bisedave mes banorëve të “Big Brother VIP 5”.
