Wednesday, March 18, 2026
HomeALB"Humbi për syfyr", gjendet pas iftarit/ U zhduk në Durrës, pikaset në...

“Humbi për syfyr”, gjendet pas iftarit/ U zhduk në Durrës, pikaset në Tiranë adoleshentja, 14-vjeçarja i bashkohet familjes

Gjendet në Tiranë 14-vjeçarja nga Durrësi që u largua nga banesa mëngjesin e sotëm.

Konfirmohet nga policia e Durrësit e cila e shpalli të miturën në kërkim pas marrjes njoftim nga familja e saj.

Ndërkohë policia e Tiranës ka informuar atë të Durrësit për të kthyer të miturën tek familja e saj.

"Humbi për syfyr", gjendet pas iftarit/ U zhduk në

14-vjeçarja nxënëse e shkollës “Qemal Mici”, është larguar nga shtëpia rreth orës 6:40.

Sipas nënës së saj, B. Tusku, vajza ishte në shtëpi deri në orën 5 të mëngjesit, kur ajo ishte zgjuar për të konsumuar syfyrin. Pas kësaj, nëna ka rënë në gjumë dhe kur u zgjua rreth orës 6:30, vajza nuk ndodhej më në dhomën e saj.

Familjarët kanë deklaruar se vajza kishte shprehur shqetësime ditët e fundit, duke thënë se po ndihej e kërcënuar nga disa persona pas orarit të mësimit, por askush nuk kishte marrë seriozisht këto kërcënime. Sipas nënës, ajo ka gjetur një letër në tavolinë ku vajza shkruante: “Po largohem, mos më kërkoni.”

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments