Nga Kreshnik Spahiu
H.G. Wells shkruante dikur se: “Shikimi fizik nuk garanton kuptimin e botës. Në vendin e të verbërve, i vetmi që sheh është ai që nuk mbështetet te sytë.”
Stenaldo është një djalë që ka humbur shikimin, por e kupton botën më mirë se ata me dy sy.
Ai lindi në errësirën e vitit 1997, mes plumbash dhe bandash, mes grabitjesh dhe pengmarrjesh, mes kaosit dhe anarkisë.
Një muaj më pas i vranë babanë, ashtu siç mbetën jetimë mijëra shqiptarë.
Por fatkegësitë n familjen e tyre sapo kishin filluar.
Gjashtë muaj ё pas, një infeksion në retinën e syve
ia mori shikimin përgjithmonë Stenaldos.
Mamaja e tij, Flutura, u largua nga Lushnja dhe ne
xhunglën e kryeqytetit iu desh të ishte nënë dhe
baba për të rritur një djalë jetim. Një grua emrekullueshme që u përpoq ta edukojë, ta arsimojëdhe t’i nxisë pasionet për muzikën, sportin dhe çdogjë që mund të motivonte një fëmijë të verbër.Stenaldon sot e njeh gjithë Shaipëria, jo nga pasuria, por nga mençuria.Stenaldon sot e njeh kushdo, jo nga fatkegësia, por nga zemërgjerësia.
Stenaldon e njeh çdo shqiptar, jo si këngëtar, por siluftetar.
Stenaldo, ndryshe nga djemtë e biznesmenëve apo qeveritarëve, mbaroi universitetin e sakrificave jetësore, ndryshe nga mijëra fëmijë të llastuar.
Stenaldo, 29-vjeçar, sot është artist, analist, diplomat, gazetar dhe, mbi të gjitha, njeri me integritet.
Kurrë nuk kam parë një njeri si Stenaldo që dhimbjen ta kthejë në forcë, që urrejtjen ta zbusë me dashuri, që fyerjen ta shmangë me etikë.
Stenaldo është i vetmi mik që nuk e kam takuar kurrë. E pashë një muaj më parë në një reality show, duke luftuar për të fituar dhe për t’i rikthyer mamasë mundësinë për të mbijetuar.
Stenaldo u detyrua té largohet nga Gjermania pér te jetuar në Shqipëri me të jemën, por atje nuk kanë as
shtëpi. Aty brenda, ku eshtë ngujuar, ndryshe nga të tjerët, ai nuk kërkon famën, nuk synon klikimet, por vendosjen e një standardi të ri.
Syzet e Stenaldos janë të zeza, por pas tyre ai sheh një botë plot ngjyra.
Kurrës’kam parë një të verbër të shohë ё qartë se
të gjithë ata që e rrethojnë me dy sy. Kurrës kam parë një të verbër që t’i tregojë udhën kujtdo qe ka dy sy.Kurrës’kam parë një njeri me kaq fatkegësi ta shohë të ardhmen plot shpresë.
Dje Stenaldo ishte askush, por sot dikush që na motivon. Ai po lufton pa sy, në sytë e miliona shqiptarëve, për të na treguar se Shqipëria ende ka djem patriotë që e duan atdheun, familjen, shoqërinë dhe vlerat e saj.
Sytë e Stenaldos po ndriçojnë errësirën që e rrethon dhe po i skuqin fytyrat e atyre që jeta u dha çdo mundësi, por dy sytë e tyre nuk u kanë mjaftuar.
Ndoshta Stenaldo nuk do të fitojë, sepse nuk u ofron turmave një histori erotike me vajza të showbiz-it, por ai na ka dëshmuar një dashuri dhe humanizëm që prej vitesh na ka munguar në mediat shqiptare.
Jorge Luis Borges shkroi shumë për verbërinë si formë tjetër t shikimit:
“Verbëria nuk është errësirë — është një formë tjetër drite.”
