Tuesday, February 10, 2026
HomeALBHiqeni nga mendja qumështin e fshatarit”, eksperti: Qumështi i marketit më i...

Hiqeni nga mendja qumështin e fshatarit”, eksperti: Qumështi i marketit më i mirë

Eksperti i bujqësisë, Ilir Pilku, theksoi rëndësinë e konsumimit të produkteve të stinës dhe të atyre organike.

Sa i përket qumështit, Pilku këshillon konsumatorët të jenë shumë të kujdesshëm:

“Konsumatori duhet të shohë edhe kompaninë që ka siguri të lartë. Duhet ta heqim nga mendja qumështin e rrugës. Në qumështin e rrugës nuk dimë çfarë po pimë. E para, duhet të dimë kush e ka prodhuar. Nëse e dimë kush e prodhon, ka një gjurmueshmëri dhe duhet ta shoqërojë me dokument laboratorik. Duhet të shohim me çfarë ambalazhi e tregton. Me çfarë temperature e mban. Kemi parë qumësht duke u shitur në 45 gradë në rrugë. Ai qumësht mund t’ju helmojë.”, tha eksperti.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments