Thursday, January 15, 2026
HomeALBHarrova edhe veten!” – Stenaldo Mëhilli rrëfen dashurinë që e shkëputi nga...

Harrova edhe veten!” – Stenaldo Mëhilli rrëfen dashurinë që e shkëputi nga realiteti

Stenaldo Mëhilli ka rrëfyer historinë e tij të dashurisë gjatë një bisede emocionuese me Stinën, duke ndarë me publikun një nga përjetimet më intime të jetës së tij.

28-vjeçari foli hapur për një dashuri të madhe që e kishte përfshirë aq thellë, saqë e kishte shkëputur plotësisht nga realiteti rrethues.

Gjatë këtij rrëfimi, Stenaldo tregoi se në atë periudhë ishte aq i zhytur në ndjenjat e tij, saqë kishte humbur orientimin dhe nuk i kushtonte më rëndësi asgjëje tjetër përveç asaj që po përjetonte.

Ai kujtoi një moment simbolik teksa udhëtonte me një tren të shpejtë:

“Kam qenë shumë i dashuruar me një vajzë… Një ditë po kthehesha me tren dhe kaloja nga Boni. Ishte një tren dykatësh, me kabina. Rastisa në një dhomë me një zotëri, u ula me të dhe biseduam gjatë,” tregoi ai.

Ajo që e bën historinë edhe më prekëse është gjendja e tij shpirtërore në atë kohë: “Isha aq i dashuruar sa nuk doja t’ia dija se çfarë ndodhte; as ku hipja, as ku zbrisja e as ku vritesha,” u shpreh Stenaldo.

Ky rrëfim, që tregon se si ndjenjat e forta kishin mposhtur çdo logjikë racionale, u prit me shumë interes dhe empati.

Përmes këtyre fjalëve, Stenaldo zbuloi një anë më të ndjeshme dhe njerëzore, duke u shfaqur ndryshe nga imazhi i tij i zakonshëm publik. 

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments