Marrëdhënia mes Brikenës dhe Mateos duket se ka marrë një kthesë të papritur në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, duke ngritur shumë pikëpyetje tek ndjekësit.
Gjatë një bisede para kamerave, Brikena ka folur hapur për raportin e saj me Mateon, duke përdorur edhe një krahasim astrologjik:
Dashi dhe Demi nuk shkojnë bashkë, ka shumë kokëfortësi”, u shpreh ajo, duke lënë të kuptohet se mes tyre nuk ka përputhje.
Ajo shtoi më tej se pikërisht për këtë arsye mendon që ajo dhe Mateo nuk funksionojnë si çift, duke hedhur kështu dyshime mbi afrimitetin që kishin krijuar më herët.
Këto deklarata vijnë vetëm një ditë pas një përplasjeje mes tyre, e cila duket se ka ftohur ndjeshëm marrëdhënien.
