Wednesday, March 11, 2026
HomeALBGruaja e Mirit kritikon Ledionin dhe Arbër Hajdarin

Gruaja e Mirit kritikon Ledionin dhe Arbër Hajdarin

Pas reagimit të parë ku e quajti “marrëzi” situatën e krijuar me Selinën, bashkëshortja e Mirit ka bërë një tjetër lëvizje të fortë në rrjetet sociale.

Këtë herë, ajo ka shënjestruar drejtpërdrejt produksionin e “Big Brother VIP Albania”, duke hapur një “luftë” virtuale me moderatorin Ledion Liço dhe opinionistët e formatit.

Në llogarinë e saj në Instagram, ajo ka rishpërndarë një postim ku hidhen akuza të ashpra ndaj studios për mungesë paanshmërie në gjykimin e lojës së Mirit.

“Se harrova dhe dikush të më shpjegojë diçka, roli i opinionistit është për të dhënë opinion neutral pa mbajtur anën e askujt aty brenda, apo e kam gabim unë, se deri tani e kam parë kështu,” – thuhet në tekstin e publikuar, duke u ankuar hapur për trajtimin që po i bëhet Mirit në Prime.

Ajo që bie më shumë në sy është “kryqi” i kuq i vendosur përbri emrave të Ledion Liços, Arbër Hajdarit dhe faqes zyrtare të programit, duke nënkuptuar se ata kanë “rënë poshtë” dhe po mbajnë një anësi të qartë.

Screenshot

Me ironi) është bërë vetëm për Monika Kryemadhin, për të cilën shkruhet: “Po e mendon akoma se ku do të rrijë”.

Në fund, postimi i rishpërndarë nga bashkëshortja thekson se pavarësisht sulmeve nga produksioni, publiku që “ka sy dhe veshë”, mbetet krah Mirit.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments