Greta, e përjashtuar pas komentit ndaj Juelës në Big Brother VIP, ka folur për herë të parë dhe i ka kërkuar falje familjes së banores:
“Familja ime dhe ajo e Selin janë shumë të lumtur dhe krenarë për mua. Ata janë mbështetës, por gjithashtu ndihen të ofenduar. Unë i marr përsipër të gjitha fjalët që kam thënë dhe i kërkoj falje familjes së Juelës,” – tha Greta.
Ajo shton se edhe vetë është prekur nga fjalët që i janë thënë, megjithëse shpesh të kamufluara:
“Mua më janë thënë të njëjtat gjëra, por me kamuflime. Familja ime ka qenë e mërzitur për fjalët që më janë thënë.”
