Tuesday, January 13, 2026
HomeALBGrabitje me thikë në Yzberisht, plagoset shitësja e marketit ( Video...

Grabitje me thikë në Yzberisht, plagoset shitësja e marketit ( Video )

Një grabitje është regjistruar këtë të enjte në zonën e Yzberishtit në Tiranë. Një person ende i paidentifikuar ka hyrë në një market dhe, nën kërcënimin e një thike, i është afruar arkës duke kërcënuar shitësen dhe duke marrë paratë e xhiros ditore.

Gjatë momentit të grabitjes, shitësja ka tentuar të ndërhyjë për të ndaluar autorin, por është plagosur lehtë në dorë nga thika. Ajo është transportuar menjëherë në spital, ku ka marrë ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë, policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorit të ngjarjes, si dhe po shqyrton të gjitha rrethanat për zbardhjen e plotë të saj.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments