Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se ka marrë një ftesë zyrtare nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, për të vizituar Uashingtonin në ditët në vijim.
Sipas Ramës, ftesa lidhet me themelimin zyrtar të një strukture të re ndërkombëtare të quajtur “Bordi i Paqes”, ku Shqipëria pritet të jetë një nga shtetet themeluese.
Deklarata vjen në një moment të ndjeshëm politik në vend, pas një periudhe tensionesh dhe akuzash nga opozita. Kreu i opozitës, Sali Berisha, ka pretenduar vazhdimisht se Rama nuk gëzon mbështetje në Uashington dhe se administrata amerikane e konsideron të korruptuar.
Rama e lidhi publikisht ftesën me periudhën e trazirave politike dhe protestave të dhunshme të opozitës, duke theksuar se pikërisht në atë kohë ka mbërritur edhe ftesa nga Presidenti amerikan. Ai i cilësoi si “pretendime qesharake” akuzat se nuk ftohet në Uashington, duke shtuar se faktet tashmë flasin vetë.
“Do të jem në Uashington për themelimin zyrtar të Bordit të Paqes dhe për nisjen e aktivitetit të tij. Shqipëria ka privilegjin të jetë shtet themelues dhe nuk do të kontribuojë financiarisht, por me dinjitetin dhe respektin ndërkombëtar që ka fituar,” u shpreh Rama.
Në planin politik, ky zhvillim shihet si një lajm pozitiv për Kryeministrin, pasi sinjalizon një afrimi dhe normalizim të marrëdhënieve me Presidentin Trump pas një periudhe pasigurie diplomatike. Në të njëjtën kohë, situata përbën një sfid
