Thursday, April 9, 2026
HomeALBGjykata e Lartë merr vendimin e fundit ndaj Belinda Ballukut

Gjykata e Lartë merr vendimin e fundit ndaj Belinda Ballukut

Gjykata e Lartë nuk ka pranuar rekursin e ish-zv.kryeministres Belinda Balluku për ndalimin e daljes së saj jashtë shtetit. Masa u vendos nga ana e GJKKO pas kërkesës së SPAK.

Vendimi në Gjykatën e Lartë është marrë nga gjyqtari Ilir Panda, i cili ka lënë në fuqi bllokimin e pasaportës së ish-zëvendëskryeministres.

Dokumenti i udhëtimit është sekuestruar që prej 19 nëntorit, me vendim të Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Ndaj Ballukut rëndon akuza për shkelje të barazisë në tenderë, e cila i është komunikuar në kuadër të hetimeve në vijim.

Ajo është gjithashtu nën hetim për çështjen e 7 loteve të Ujësjellësit të Unazës së Madhe, si dhe dyshohet për përfshirje në tre tenderë të tjerë.

Me këtë vendim, masa “ndalim i daljes jashtë shtetit” mbetet në fuqi, ndërsa hetimet ndaj saj vijojnë.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments