Saturday, February 14, 2026
HomeALBGjobë dhe 1 vit burg”/ Eksperti rrugor flet për ashpërsimin e Kodit...

Gjobë dhe 1 vit burg”/ Eksperti rrugor flet për ashpërsimin e Kodit Penal

Ndryshimet e fundit në Kodin Rrugor, që e kthejnë parkimin dysh nga kundërvajtje administrative në kundërvajtje penale, kanë ngjallur debat të gjerë publik.

Eksperti i sigurisë rrugore, Islam Qibini sqaroi se jo çdo parkim i gabuar do të ndëshkohet me burg.

“Jo çdo lloj parkimi do të trajtohet si kundërvajtje penale. Kjo masë vlen vetëm për rastet kur parkimi bllokon seriozisht qarkullimin dhe pengon lëvizjen e mjeteve të emergjencës, si ambulancat, zjarrfikëset dhe policia,” – theksoi Qibini.

Sipas tij, parkimet e përkohshme për hipje-zbritje pasagjerësh, ngarkim apo shkarkim bagazhesh, të shoqëruara me praninë e drejtuesit të mjetit, do të vijojnë të trajtohen si kundërvajtje administrative me gjobë nga 1.000 deri në 3.000 lekë. Ndërsa kundërvajtja penale kur drejtuesi parkon dysh e cila pengon qarkullimin e mjeteve të tjera, do të ndëshkohet me burg deri në 1 vit.

Eksperti nënvizoi se masa e re synon rritjen e sigurisë rrugore dhe disiplinimin e drejtuesve të papërgjegjshëm.

“Ky ndryshim pritet të ketë impakt pozitiv, por gjithçka varet nga mënyra se si do të zbatohet ligji,” – tha ai.

Qibini shtoi se në vendet e BE-së, parkimi i gabuar ndëshkohet kryesisht me gjoba, por Shqipëria ka zgjedhur një qasje më të ashpër për të frenuar shkeljet e rrezikshme dhe për të garantuar qarkullim të lirë, sidomos në raste emergjence

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments