Gjesti zbulon dy ish-banorët që do donte në finale: “E ndjej nga zemra”

by orgest · April 11, 2025

Vetëm pak ditë na ndajnë nga finalja e madhe e edicionit të katërt të “Big Brother VIP”, por në shtëpi emocionet dhe diskutimet vazhdojnë me intensitet.

Gjatë një bisede të qetë mbrëmjen e djeshme, Loredana e pyeti Gjestin se cilët nga ish-banorët do kishte dashur t’i shihte në finale.

“Ke lojtar do kishe dashur të rrinte deri në fund nga ata që kanë ikur?”, ishte pyetja e saj.

Gjesti nuk hezitoi të përmendte emrin e Shkëlzenit si të parin, duke theksuar lidhjen e mirë që ka patur me të që prej hyrjes në shtëpi. Menjëherë pas tij, ai përmendi edhe G-Banin, me të cilin, ndonëse kanë pasur përplasje, kanë ndarë edhe momente pozitive.

“Sipas zemrës që e kanë, ndihem me këta të dy,” u shpreh Gjesti.

“Të dy djem të shkëlqyer,” shtoi Loredana me një buzëqeshje.

You may also like