Pas një periudhe të gjatë mungese dhe dhimbjeje të thellë, Gjesti ka reaguar për herë të parë publikisht që pas ndarjes nga jeta të vëllait. Në një mesazh zanor drejtuar të gjithë ndjekësve të tij, ai falënderon pa masë fansat për mbështetjen e jashtëzakonshme, dashurinë dhe dhuratat e shumta që i kanë dërguar gjatë kësaj kohe të vështirë.
Mesazhi i tij është i ngarkuar me emocion dhe mirënjohje, duke treguar se forca dhe përkrahja e publikut kanë qenë një ndihmë e madhe për të përballuar dhimbjen. Ky është reagimi i parë i Gjestit pas humbjes së vëllait, një moment i ndjerë që ka prekur zemrat e fansave të tij.
