Gjesti ‘shpërthen’ ndaj Xhenetës: ‘E lashë unë, ajo s’po më lë!’

Në intervistën e tij të parë pas daljes nga “Big Brother VIP Albania”, Gjesti zgjodhi emisionin “Goca dhe Gra” për të ndarë mendimet e tij. Kur u pyet nëse projektet e tij të reja muzikore i kushtohen ndonjë personi, ai u shpreh:

MOS HARRONI TË KOMENTONI MENDIMIN TUAJ!0

“Ia dedikoj dikujt, por dikujt jo, dikujt diss që e kom lanë e ajo nuk me ka lën.”

Kjo deklaratë u interpretua nga ndjekësit si një thumbim i drejtpërdrejtë ndaj Xhenetës, e cila vazhdon të flasë për Gjestin në emisionin “E Diell”.

Kjo nuk është hera e parë që Gjesti shpreh mendime të forta për Xhenetën. Në një bisedë me Rozanën, ai tha:  

“As sytë nuk ka me m’i pa. Hiç hiç.” 

Ndërsa më herët, ai e ka quajtur Xhenetën “femër të ulët” dhe ka shprehur zhgënjimin e tij për të. 

Nga ana tjetër, Xheneta ka reaguar ndaj këtyre deklaratave përmes postimeve në rrjetet sociale, duke shkruar: 

“Jo tipi që e gjen dy herë,” 

duke lënë të kuptohet se ka hequr dorë përfundimisht nga lidhja me Gjestin.

Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *