Gjesti shpërthen ashpër: Do ua nxjerr të gjitha

by orgest · April 7, 2025

Pas shpalljes së Rozana Radit si finalistja e parë e këtij edicioni të Big Brother VIP, dhe pasi ajo zgjodhi dy finalistët e tjerë, Egli Tako dhe Laert Vasili, atmosfera në shtëpi është ndezur. Vendimi i Rozanës duket se ka shkaktuar shumë pakënaqësi, veçanërisht te banori Gjesti, i cili nuk e ka përjetuar mirë këtë zhvillim.

Në një moment tensioni, Gjesti është shprehur hapur për pakënaqësinë e tij, duke akuzuar se po bëhen padrejtësi ndaj tij. “Do t’jua nxjerr të gjitha”, është një nga deklaratat më të forta që ai ka bërë gjatë një bisede me disa prej banorëve të tjerë. Ai ka lënë të kuptohet se di më shumë seç duket dhe është i gatshëm të zbulojë të vërteta që, sipas tij, publiku nuk i di ende.

Madje, me ironi dhe revoltë, ai ka kërkuar “protesta për Gjestin”, duke theksuar se loja është duke u manipuluar dhe se ai nuk po trajtohet me drejtësi nga produksioni apo banorët e tjerë. “Çdo gjë që kam dhënë në këtë shtëpi është injoruar”, tha ai, duke shtuar se ndjehet i zhgënjyer dhe i lënë mënjanë në një moment kritik të lojës.

Reagimi i tij ka shkaktuar diskutime edhe te banorët e tjerë, disa prej të cilëve janë përpjekur ta qetësojnë, ndërsa të tjerë e kanë parë deklaratën e tij si një formë dramatike për të fituar vëmendje.

Mbetet për t’u parë nëse Gjesti do të mbajë fjalën dhe nëse “të vërtetat” që ai premton do të dalin në dritë në ditët në vijim. Loja po hyn në fazën më të nxehtë dhe tensionet sa vijnë e rriten në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

You may also like