Besart Kelmendi, i njohur si Gjesti, është padyshim emri më i lakuar i momentit në showbizin shqiptar. Pas 184 ditësh izolimi mes “Big Brother Kosova” dhe “Big Brother VIP Albania 4”, ku doli fitues i madh, Gjesti po shijon suksesin në çdo hap.
Me vetëm pak ditë që nga finalja e madhe, këngëtari ka nisur të jetë tepër aktiv. Në një postim të fundit në rrjetet sociale, ai njoftoi se më 25 prill do të performojë në një nga klubet më të njohura të Tiranës.
E gjithë kjo famë e re po vjen me shumë kërkesa e… çmim të lartë! Sipas burimeve pranë organizatorëve, Gjesti po konsiderohet tashmë si një nga artistët më të kërkuar të sezonit.
Le të mos harrojmë: ai doli nga BBV me plot 100 mijë euro dhe tani duket se po e shumëfishon këtë sukses nëpër skenat shqiptare.