“Gjesti dhe Egli, nga dyshimet në përqafim: A po nis një dashuri e re jashtë BBV?”

by orgest · April 21, 2025

Pas një rrugëtimi të mbushur me ulje-ngritje, tensione dhe emocione të forta, duket se Gjesti dhe Egli Tako po shkruajnë një kapitull të ri të marrëdhënies së tyre — këtë herë jashtë kamerave të Big Brother VIP Albania 4.

Edhe pse gjatë qëndrimit në shtëpi lidhja e tyre shpesh u vu në pikëpyetje, tashmë që spektakli ka përfunduar, dyshja duket më e afërt dhe më e buzëqeshur se kurrë më parë.

Në festën pas finales, Gjesti dhe Egli u panë duke festuar krah për krah, të buzëqeshur e të përqafuar, ndërsa Egli ndau në Instagram një video romantike, e shoqëruar me fjalët:

“Dje, sot dhe nesër” — një sinjal i qartë se kjo histori mund të mos jetë thjesht një kapitull televiziv…

You may also like