Gjesti, pas publikimit të këngës së tij më të re po vazhdon turin intenziv të koncerteve.
Siç ishte e paraparë, ai mbrëmë performoi në eventin e radhës që u mbajt në Gjermani mes edhe shumë artistëve të tjerë të njohur si Butrint Imeri, Don Xhon, Tayna, Kida, Ermal , Xhensila Myrtezaj, Ledri e Hellbanianz.
E duket se në event ka qenë edhe Driloni, fituesi i BBVK3. Kjo është kuptuar nga të pranishmit që kanë postuar foto me të dy, në të kundërtën s’do kuptohej prezenca e Drilonit në event.


Ai nuk ka postuar asgjë në rrjete sociale, as nga eventi e as nga ndonjë takim i mundshëm me Gjestin që zor se do të kalonte pa një postim në rrjete sociale.
Kjo ka bërë që fansat të hamendesojnë nëse ka pasur një takim në prapaskenë që nuk është treguar me foto apo Gjesti dhe Driloni nuk janë takuar me njëri-tjetrin pasi mungesa e çdo postimi nga eventi është pak e çuditshme.
Në nominimin kokë më kokë, Driloni pati fituar mbi Gjestin dhe pjesa tjetër është histori…
Gjesti brenda 24 orëve nga ai moment u rekrutua nga BBVA, sezon të cilin e fitoi në një përballje në fund me Rozana Radin.
Driloni është përpiqur të shfaqet në përkrahje të këngëtarit sa ishte brenda BBVA por nuk dihet se si vazhdon raporti i tyre tashmë kur loja ka mbaruar për të dy!