Sipas videos që po qarkullon në rrjet, gjatë debatit Rogerti i është drejtuar Mateos me këto fjalë:
“A di ça pres me t’ba jashtë ty?
Jashtë të shplaj e perlaj ty.
Të fus te shishja e ujit të bëj limonate qershie.
Ça pres me t’ba unë ty jashtë?!
Çfarë babe ke jashtë??”
Këto deklarata kanë shkaktuar reagime të menjëhershme nga publiku, ndërsa në rrjete sociale momenti po etiketohet si “kërcënim”. Debati ndodhi LIVE dhe tensioni mes tyre ishte i dukshëm, me tone të larta dhe përplasje verbale.
Deri tani nuk ka një reagim zyrtar nga produksioni lidhur me situatën, por pritet që ngjarja të diskutohet gjerësisht në Prime-in e radhës.
