Një nga momentet më të forta të spektaklit ka ndodhur gjatë sfidës së mosreagimit në Big Brother VIP, ku Gimbo është shfaqur i prangosur brenda shtëpisë, duke krijuar tension dhe emocione të forta tek banorët.
Pamja e tij në atë gjendje ka tronditur veçanërisht Selin, e cila ndodhej përballë një prove të vështirë: të mos reagonte, pavarësisht situatës së rëndë emocionale. Edhe pse dukshëm e prekur, ajo është përpjekur të ruajë qetësinë dhe të mos thyejë rregullin e sfidës.
Megjithatë, një veprim i saj nuk ka kaluar pa u vënë re nga publiku dhe banorët. Në një moment, Selin ka bërë një reagim të lehtë, që ka ngritur dyshime nëse ajo do të penalizohet apo jo nga produksioni.
Ky episod ka ndezur menjëherë rrjetin, ku fansat po diskutojnë nëse reagimi i saj ishte i justifikuar apo një shkelje e qartë e rregullave.
Mbetet për t’u parë nëse ky moment do të ndikojë në ecurinë e saj në lojë.
