Mbrëmja e “dasmes” në shtëpinë e Big Brother VIP Albania ka dhuruar shumë emocione dhe momente që kanë bërë menjëherë xhiron e rrjetit. Një nga momentet më të komentuar ishte pikërisht kur Gimbo dhe Selina u puthën, duke vulosur simbolikisht ceremoninë e tyre përpara banorëve të tjerë.
Teksa atmosfera ishte festive dhe banorët po duartrokisnin, një reagim i papritur nga Miri tërhoqi menjëherë vëmendjen e të gjithëve. Me një mimikë dhe koment që bëri banorët të shpërthenin në të qeshura, momenti u bë menjëherë viral në rrjetet sociale.
Videoja e këtij momenti po qarkullon me shpejtësi në internet, ndërsa shumë ndjekës të spektaklit po e komentojnë reagimin e Mirit si një nga momentet më epike dhe më funny të kësaj dasme në Big Brother.
Në rrjetet sociale nuk kanë munguar as komentet e shumta të fansave, të cilët e kanë cilësuar reagimin e tij si “momentin që vodhi gjithë skenën”, edhe pse në qendër të ceremonisë ishte puthja e Selinës dhe Gimbos.
Dasma simbolike në shtëpinë e Big Brother duket se do të mbahet mend gjatë, jo vetëm për ceremoninë mes dy banorëve, por edhe për momentet spontane dhe reagimet që po bëjnë xhiron e rrjetit. 👀
