Wednesday, January 14, 2026
HomeALBGarë e fortë për kreun e Gardës, kush janë 3 EMRAT/ Mes...

Garë e fortë për kreun e Gardës, kush janë 3 EMRAT/ Mes tyre edhe ish-deputeti i PS…

Janë zbuluar emrat e tre kandidatëve të parë që garojnë për kreun e Gardës së Republikës pas hapjes së garës në muajin dhjetor nga ministria e Brendshme

Eksperti i sigurisë Faik Basha, ish deputeti i PS Denis Deliu dhe kreu aktual i komanduar i Gardës oficeri Simon Zereci janë tre kandidaturat e para që kanë aplikuar.

Afati i fundit i aplikimeve ka qenë data 30 dhjetor 2025. Branda 45 ditë nga çelja e garës, komisionini i ngritur nga Ministria e Brendshme duhet të zgjedhë kreun e ri të Gardës.

Pas dorëheqjes së Ermal Onuzit më 3 qershor të këtij viti, institucionin e Gradës e ka drejtuar si drejtor i komanduar oficeri i karrierës Simon Zereci

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments