Deklarata e Selin në Big Brother, ku u shpreh për mirditorët, vazhdon të trazojë rrjetin, duke sjellë reagime të forta nga figura të ndryshme.
Së fundmi ka reaguar edhe G Bani, i cili nuk i ka kursyer fjalët. Ai ka hedhur dyshime të forta mbi situatën, duke lënë të kuptohet se pas gjithë kësaj mund të ketë ndikim nga produksioni.
“Jam i bindur që këtu ka dorë produksioni,” shprehet ai, duke shtuar se situata është fryrë më shumë seç duhet.
Por reagimi i tij nuk ndalet këtu. G Bani ka zgjedhur të rikujtojë edhe rolin dhe historinë e krahinave si Mirdita dhe Dibra në Shqipëri, duke theksuar rëndësinë e tyre në identitetin kombëtar.
Ai përmend edhe figurën e Gjergj Kastriotit, duke theksuar lidhjet historike me këto zona dhe duke nënvizuar se vlerat si besa dhe tradita janë pjesë thelbësore e këtyre trevave.
“Nëse vjen puna për besë dhe traditë, mirditorët dhe dibranët janë të parët,” thekson ai.
Në fund, ai nuk kursen as një thumb ndaj disa banorëve të reality show-t, duke kritikuar mënyrën se si, sipas tij, disa janë të gatshëm të bëjnë gjithçka për të fituar lojën.
Reagimi i tij ka ndezur edhe më shumë debatet në rrjet, duke ndarë publikun në dy kampe.
