Një reagim i fortë ka ardhur së fundmi nga “G Bani”, i cili nuk ka kursyer kritikat ndaj Ledion Liços, duke e akuzuar për promovim të antivlerave dhe drejtësi selektive në Big Brother.
Në mesazhin e tij, ai shprehet se dinamika e krijuar në shtëpi ka “emrin krevat”, ndërsa shton se po promovohet një model loje që shkel mbi ndjenjat për interes personal.
“Promovon antivlerat dhe drejtësinë selektive. Nepotizmin dhe modelin e ‘lojtarit/lojtares’ që shkel mbi ndjenja për interes”, thuhet ndër të tjera në reagimin e tij.

Ai gjithashtu përmend emrat e banorëve, duke theksuar se Selin ka qenë pjesë e situatave të përfolura, ndërsa kritikon mënyrën se si po trajtohen debatet dhe përplasjet në shtëpi.
Në fund, mesazhi bëhet edhe më i drejtpërdrejtë, duke kërkuar që situata të ndalet:
“Llaka llaka Selin. Nuk e ndaloni. Sa flet Miri, sulm. Boll më!”
Ky reagim ka ndezur rrjetin, ndërsa pritet të shihet nëse do të ketë një kundërpërgjigje nga Ledion Liço apo nga personazhet e përmendur.
