Saturday, February 14, 2026
HomeALBG Bani i përgjigjet Malit pas debatit me Rogertin: Na hëngsh k***

G Bani i përgjigjet Malit pas debatit me Rogertin: Na hëngsh k***

Pas përplasjes mes Rogertit dhe Malit në shtëpinë e “Big Brother VIP Albania”, rrjetet sociale janë mbushur me reagime të shumta. Shumë ndjekës, por edhe figura publike, kanë kritikuar sjelljen e Rogertit, veçanërisht mënyrën se si iu drejtua Malit duke përfshirë familjen në debat.

Megjithatë, një reagim që ka tërhequr vëmendje të veçantë është ai i G Banit, i cili ka dalë hapur në mbrojtje të Rogertit. Përmes një postimi në InstaStory, ai ka kundërshtuar ashpër deklaratat e Malit lidhur me faktin që Rogerti ka lënë Shqipërinë dhe jeton në Londër.

G Bani thekson se askush nuk ka të drejtë të vërë në dyshim atdhedashurinë e shqiptarëve që janë detyruar të emigrojnë, pasi secili ka arsyet e veta. Ai shton se ky argument nuk ishte fillimisht i Malit dhe se u përdor me vonesë, ndërsa në fund i drejton një pyetje direkte: pse vetë Mali ka lënë Kosovën për të marrë pjesë në “Big Brother VIP Albania”.

Reagimi i G Banit ka nxitur diskutime të shumta online, duke ndarë opinionin publik në qëndrime të ndryshme.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments