Saturday, February 14, 2026
HomeALBFutbolli në zi! Po darkonte me familjen, ndahet papritur nga jeta futbollisti...

Futbolli në zi! Po darkonte me familjen, ndahet papritur nga jeta futbollisti i njohur

Ish-futbollisti dhe trajneri i portierëve Diego Ruspantini ka ndërruar jetë papritur në moshën 46-vjeçare, duke shkaktuar tronditje të thellë te familjarët, miqtë dhe komuniteti sportiv në Itali. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Porto Recanati, në rajonin Marche, ku ai jetonte së bashku me familjen.

Sipas mediave italiane, Ruspantini kishte kaluar mbrëmjen duke darkuar me bashkëshorten dhe dy fëmijët e tij. Më pas, ai është shprehur se nuk ndihej mirë dhe është tërhequr për të pushuar. Gjatë orëve të natës, u gjet pa shenja jete në dhomën e gjumit, ndërsa ekipet e emergjencës, të mbërritura në vendngjarje, konstatuan vdekjen e tij.

Autoritetet kanë bërë me dije se humbja e jetës është cilësuar si natyrale, e dyshuar si pasojë e një sëmundjeje të papritur. Megjithatë, Prokuroria e Maceratës ka urdhëruar kryerjen e analizave shtesë për të sqaruar plotësisht shkaqet e vdekjes, çka ka sjellë edhe shtyrjen e ceremonisë mortore.

Diego Ruspantini ishte një emër i njohur në futbollin amator italian. Karrierën e nisi si portier në fund të viteve ’90, duke luajtur në disa kategori të futbollit italian, nga Serie D deri te kampionatet rajonale. Pas përfundimit të karrierës si lojtar, ai iu përkushtua trajnimit të portierëve dhe themeloi një akademi sportive për të rinjtë, duke kontribuar në formimin e brezave të rinj.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments