Kryeministri Edi Rama ka promovuar ditën e sotme librin e tij të ri, me titull “Në Sofrën e Hënës”.
Burimet bëjnë me dije se në promovimin e veprës letrare të kryeministrit të pranishëm ishin dashamirës të letërsisë, politikanë si edhe figura të njohura të televizionit, artit e kulturës.
Në librin e tij të ri mësohet se Rama ka shkruar për fjalimet e iftareve, që janë një nga momentet më të rëndësishme për besimtarët myslimanë gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.
Kujtojmë se ky është libri i dytë i kryeministrit Edi Rama, pasi i pari me titull “Kurban” u promovua në 2011.

“RILINDJE.info” ka siguruar pamje nga promovimi i librit të ri të kryeministrit Rama, që pritet me shumë interes nga lexuesit.
