Wednesday, January 14, 2026
HomeALBFjalë që thyejnë zemrën: Selvije Jao për Shpat Kasapin

Fjalë që thyejnë zemrën: Selvije Jao për Shpat Kasapin

Partnerja e artistit të ndjerë Shpat Kasapi, Selvije Jao, ka emocionuar ndjekësit me një mesazh të ndjerë të publikuar në rrjetet sociale gjatë ditëve të fundvitit.

Përmes një Instastory, ajo ka ndarë një fotografi ku shfaqet pranë Shpatit, duke shprehur dhimbjen dhe mallin që vazhdon të ndjejë edhe pas kalimit të kohës. Krahas imazhit, Selvija shkroi fjalët prekëse:

“Zemra nuk njeh kalendar… Unë kam ngecur në ditën kur ti ishe pranë nesh, Shpat.”

Mesazhi i saj tregon se, pavarësisht se ditët kalojnë, kujtimet dhe ndjenjat për artistin mbeten të pandryshuara, duke dëshmuar se humbja e tij vazhdon të jetë e dhimbshme për familjen dhe njerëzit e afërt.

Kujtojmë se Shpat Kasapi u nda papritur nga jeta më 26 nëntor, pas një arresti kardiak, duke lënë pas dhimbje të madhe te familjarët, miqtë dhe publiku që e deshi për muzikën dhe karakterin e tij.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments