Pas muajsh emocionesh, debatesh dhe surprizash, aventura e “Big Brother VIP Albania 5” po shkon drejt fundit. Edhe pse moderatori Ledion Liço ka paralajmëruar se data do të zbulohet zyrtarisht të mërkurën, burime të sigurta tregojnë se finalja e madhe do të mbahet më 18 prill.
Një spektakël i jashtëzakonshëm pritet të mbyllë këtë edicion, me një super organizim dhe shumë surpriza për publikun dhe finalistët.
Tashmë numërimi mbrapsht ka nisur… dhe një finale spektakolare është në horizont!
