Friday, April 10, 2026
HomeALBFinalja afrohet, Miri merr mbështetjen më të fortë nga jashtë – ...

Finalja afrohet, Miri merr mbështetjen më të fortë nga jashtë – Rogerti qan për Mirin ( Video)

Teksa gara në Big Brother VIP Albania po hyn në ditët e fundit, një nga momentet më të forta emocionale ka ardhur për Mirin.

Katër parashuta zbritën mbi oborrin e shtëpisë, duke sjellë një mesazh të qartë dhe shumë domethënës për të. Në to shkruhej “Të duam”, i shoqëruar me foton e bashkëshortes dhe vajzës së tij.

Ky gjest i papritur preku jo vetëm Mirin, por edhe banorët e tjerë, të cilët mbetën pa fjalë përballë kësaj surprize. Reagimi i Rogerit ishte ndër më të dukshmit, duke treguar emocionet që krijoi ky moment.

Pas debateve dhe tensioneve të fundit brenda shtëpisë, kjo mbështetje nga jashtë shihet si një shtysë e fortë për Mirin në sprintin final drejt çmimit të madh.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments