Fifi dhe Egli kanë ndezur rrjetet sociale me një video të re që po qarkullon me shpejtësi. Dy këngëtaret shfaqen duke kënduar me humor një frazë që po bëhet virale:
“If you’re done with your ex, move to the next. The only ex I want is extra money!”
Por ajo që e ka bërë videon akoma më tërheqëse është momenti në fund, kur të dyja shpërthejnë në të qeshura dhe lëshojnë një rënkim komik – një kombinim perfekt i energjisë pozitive dhe autoironisë që fansat i adhurojnë.
Reagimet kanë qenë të shumta, me ndjekës që komentojnë: “Duan show? Jepu Fifin dhe Eglin!”, ose “Kjo video më bëri ditën!”.
Mesa duket, përpos talentit muzikor, dyshja po shndërrohet edhe në ikonë të humorit në rrjete sociale.