Reperi i njohur shqiptar, Ferro, është rikthyer në skenën muzikore pas një periudhe të gjatë shkëputjeje, e cila kishte lënë fansat e tij në pritje dhe pa shumë informacion rreth të ardhmes së tij artistike. Në një intervistë të fundit, ai ka zbuluar arsyen e fortë emocionale që e ka shtyrë të rikthehet në muzikë: vajza e tij.
“Jam kthyer vetëm për të,” – ka thënë Ferro me sinqeritet, duke shtuar se prania e vajzës së tij në jetën e përditshme i ka dhënë forcën dhe motivimin që i mungonte për t’u rikthyer në studio.
Pas një periudhe ku u përfol më shumë për jetën e tij personale dhe largimin nga muzika, ky rikthim shënon një kapitull të ri për artistin. Fansat tashmë janë në pritje të projekteve të reja që, sipas burimeve të afërta, do të kenë një ngjyrim më të thellë emocional dhe personal.