Artan Lame është ndarë papritur nga jeta, pas një ndërhyrje në zemër.
Edhe 8 vite më parë, ai për pak u largua nga jeta, pas një operacioni të vështirë pikërisht në zemër. Lame kishte treguar përballjen me vdekjen dhe se si ndryshoi jeta e tij atëherë, pas operacionit në zemër.
“Pas provës me shëndetin, të gjithë menduan se nuk do të rikthehesha më fare, por u riktheva. Një nga pasojat që më la semundja ishte që më bëri të humbas frikën nga vdekja. Realisht e kam humbur edhe pse mund të ndodhë çdo gjë. Mendova se pas asaj që kalova do bëhesha më i qetë, por jam bërë më përshpejtues. E llogaris më tepër vlerën e çdo momenti që kaloj dhe që humbas. Dy-tre media kishin bërë gati shkrimin për vdekjen time, për ta do ishte një gjë normale, bëje gati se nuk i dihet…por tashmë është një histori e kaluar”,tha Lame në një intervistë.