Tuesday, February 10, 2026
HomeALBFamilja e Mateos thyen heshtjen pas deklaratës së nënës së Brikenës –...

Familja e Mateos thyen heshtjen pas deklaratës së nënës së Brikenës – Ja çfarë thanë publikisht

Familja e Mateos ka reaguar publikisht pas diskutimeve të fundit në shtëpinë e “Big Brother”, duke publikuar një deklaratë ku shpreh qartë qëndrimin dhe mbështetjen për banorin, pas deklaratës së bërë më herët nga nëna e Brikenës.

Në reagimin e shpërndarë në rrjetet sociale, familjarët theksojnë se që nga fillimi kanë respektuar ndjenjat dhe zgjedhjet personale të Mateos, duke i qëndruar pranë me mirëkuptim dhe mbështetje, deri në momentin kur situata u sqarua plotësisht nga të dyja palët.

Ata shprehin gjithashtu vlerësim për familjen e Brikenës, duke nënvizuar korrektësinë dhe qasjen e matur të treguar në këtë situatë. Për vetë Brikenën, familja e Mateos përdor fjalë pozitive, duke e cilësuar si një vajzë të edukuar, të ndjeshme dhe me vlera njerëzore.

Në fund, ata i urojnë asaj qetësi shpirtërore dhe suksese në vazhdim të rrugëtimit të saj brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania 5”.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments